AKTUALITET, 24 Nëntor 2023, 15:38

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit, mbetet në fuqi ‘arresti në shtëpi’

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit, mbetet në fuqi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Malltezit për shuarje të masës së sigurisë ndaj tij.

Për Malltezin, mbetet në fuqi masa ‘arrest në shtëpi’.

VENDIMI I APELIT TE GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 174 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023,” dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.