AKTUALITET, 24 Nëntor 2023, 16:54

Gjendet një trup i pajetë në Burrel, çfarë thotë policia

Gjendet një trup i pajetë në Burrel, çfarë thotë

Një i moshuar është gjetur i pajetë sot në Burrel. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se bëhet fjalë për 78-vjeçarin me iniciale Xh.Gj.

Po ashtu mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Mat-Rreth orës 15.40., në qytetin e Burrelit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.Gj., 78 vjeç banues në Burrel.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.