TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e komisionit të ekonomisë kanë kërkuar më shumë para për rritjen e pagave të zjarrfikësve dhe Gardës. Kreu i komisionit të Ekonomisë tha se këto kategori përballen me vështirësi në profesionin e tyre dhe prandaj meritojnë më shumë mbështetje
Ministri i financave dhe ekonomisë Ervin Mete sqaroi se fondet e pagave për kategoritë ndahen nga ministria e linjës dhe nuk detajohen në buxhet. Më shumë fonde u kërkuan edhe për njësitë vendore edhe pse për vitin 2024 janë parashikuar fonde në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e këtij viti.
Shqyrtimi i kërkesave nga institucionet për rishikim të fondeve do të zgjasin deri në 30 nëntor ndërsa në 7 dhjetor është parashikuar seancë parlamentare për të kaluar buxhetin nen për nen.