AKTUALITET, 24 Nëntor 2023, 14:51

Akuzat e Berishës, Rama i prerë: Familjarët e mi s’kanë përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike

Akuzat e Berishës, Rama i prerë: Familjarët e mi

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Berishës se familjarët e kreut të qeverisë kanë përfituar nga fondet publike.  

Rama i mohoi gjatë një konference për shtyp, duke theksuar se nuk kanë fituar asnjë qindarkë nga fondet publike.

“Asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike. Dua që ta mësojnë të gjithë që edhe ata të cilët mbase mund të impresionohen me akuza absurde për miliona euro për fluturime që unë dhe të gjitha rastet që anëtarë të familjes sime udhëtojnë me mua, udhëtoj në dy mënyra; në rastet e vizitave zyrtare si kryeministër me avionin përkatës, me të gjitha rastet e tjera me avionët e linjave si të gjithë shqiptarët.”, tha Rama.