TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në foton e mëposhtme është luani i Ervis Martinajt, i cili është kthyer në kryefjalën e mediave ditët e fundit mbi zhdukjen e tij misterioze, për të cilin aludohet se është vrarë nga grupet rivale.
Fotoja e luanit është publikuar nga gazetari Artan Hoxha dhe sipas këtij të fundit, tek fotoja e mëposhtme luani ka qenë dy muajsh, ndërsa tani është bërë dhjetë muajsh.

Sipas Artan Hoxhës, ndër mesazhet e fundit të Ervis Martinajt me familjarët para se të zhdukej më 9 Gusht, ka qenë pikërisht për t'u interesuar për luanin e tyij. Sipas gazetarit, mesazhi është dërguar në orën 17:00 të asaj dite dhe pyeste a e kanë ushqyer luanin.
