AKTUALITET, 12 Janar 2022, 22:49

Artan Hoxha nxjerr detajet, si kaloi droga përmes portit të Durrësit

Artan Hoxha nxjerr detajet, si kaloi droga përmes portit të

Gazetari Artan Hoxha ka treguar rrugëtimit se si kaloi lënda narkotike në vendin tonë përmes portit të Durrësit, duke iu referuar rasteve të fundit në kontejnerët e bananeve.

“Skaneri dëshmon që ka një gjë që çedon, kontejneri kur niset nga Ekuadori ka dy numra. Ka dy shifra me banane. Në fundin e tij duket që dendësia e rreshtave me arka nuk është si në rreshtat e tjerë dhe ka dyrreshta që janë bosh.

Te skaneri personelin e çon dogana dhe policia, ata vendosin se cili kontejner do kalojë. Ata përzgjedhin se cili kalon në skaner. Unë e kam parë skanerin me ngjyra. Një nga kontejnerët që ka kaluar me pamjen e skanerit ka problem. Skaneri kur shikon problemin njofton doganën dhe policinë e thotë se në këtë kontejner ka problem. Pastaj janë dogana dhe policia kur do ta lajmërojnë. Skaneri i thotë shoferit hiq edhe bukën me djathë, kaq i imët është skaneri.  Gjatë vitit të kaluar, në gusht ka kaluar një ngarkesë tjetër po 2 ton. Sepse në ato momente në tregun e kokainës në Shqipëri ka pasur një bum, ta jepnin mallin dhe thoshin lekët kur ti kesh.

Në skaner janë pesë rreshta me banane. Po a kesh me ngjyra do shikosh dhe formën e bananeve. Ngarkesa është prekur para se të hyjë në skaner. Nga momenti që zbret nga anija derisa vjen në skaner është një distancë 1.3 kilometra dhe ka një kohë që kontejneri rri në port. Nga rastet që kam ndjekur në Shqipëri dhe jashtë kam parë tre momente kur lënda është vendosur në pjesën frigoriferike. Ngarkesat vendosen në dysheme tavan etj… që do të thotë se ka punë teknike punon saldatori.  Ngarkesa gjendet brenda ngarkesës, që të vendosësh kokainën brenda ngarkesës duhet të kesh akses aty ku ngarkohet bananja. ”, tha Hoxha.