TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Maqedoni është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Meta shkruan se, në bisedë vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre.
“Me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pata një bisedë të ngrohtë për situatën politike në vendet tona, ecurinë e proceseve integruese dhe zhvillimet në rajon. Vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre”- shkruan Meta.