TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim nuk ka qendruar indiferente pas intervistës së Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, për zhvillimet në Partinë Demokratike.
Madje Kim e ka shpërndarë intervistën në rrjetet e saj sociale duke bërë edhe një koment të shkurtër ku nuk mungojnë “shigjetimet”.
“Jeni lodhur nga “spin doktorët” (propagandistët e marrëdhënieve me publikun)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës-Ndihmës Sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj,” – shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim.
Në intervistën e tij, Escobar dënoi dhunën e ushtruar në protestën e 8 janarit në selinë e PD. Kim njihet për marrëdhëniet e saj konfliktuale me ish-kryeministrin Berisha.
Tired of the "spin doctors"? Judge for yourself. Here's what Deputy Assistant Secretary Escobar actually said. He also discussed regional economic integration (incl Open Balkans & Berlin Process), Kosovo-Serbia, etc. Full transcript https://t.co/dgmbX7M8fG pic.twitter.com/EcchyYXID5
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 12, 2022