TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta thekson se faktori politik shqiptar ka pasur dhe ka një rol dhe kontribut të pazëvendësueshëm në proceset jetike për rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut.
“Takim i përzemërt me Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi.
Faktori politik shqiptar ka pasur dhe ka një rol dhe kontribut të pazëvendësueshëm në proceset jetike të transformimit të brendshëm social dhe politik, si dhe për rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Meta.