TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se mediat pranë Bashës janë duke përgënjeshtruar lajmin për kullat që do të ndërtohen në selinë e PD-së.
Berisha thekson se Basha ka thënë se projekti është firmosur nga ish-kryeministri, ndërsa ky i fundit pohon se ai ka firmosur vetëm për Xhaminë e Madhe të Namasgjasë. Sipas Berishës, projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD sepse do të ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP.
“Pergenjeshtrim! Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.
Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD. Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP.
Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen. Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar!”, shkruan Berisha.