TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të diel Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për dy korridore humanitare për të evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë të lutës.
Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk deklaroi se korridoret do të hapen nga rajonet e Luhansk dhe Donetsk. Kjo mundëson lejimin e njerëzve të largohen me makinë private nga qyteti jugor i Mariupolit.
Sot bëhen 32 ditë nga moment kur Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje Perëndimit që ta furnizojë me më shumë armatime vendin e tij.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Presidentin Putin të mos shkojë më tej.
Shpërthime dhe bombardime nga Rusia u dëgjuan në qytetin Lviv, qyteti që mban të lidhur Ukrainën me Perëndimin.
Rusia ka vazhduar bombardimet mbi Ukrainën, duke shkatërruar depot e naftës dhe magazinat ushqimore.
Kjo do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha të dielën këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko.