AKTUALITET, 27 Mars 2022, 09:14

Detaje nga ngjarja që ndodhi pas mesnate në Tiranë, dy persona të plagosur përfundojnë në spital

Detaje nga ngjarja që ndodhi pas mesnate në Tiranë, dy persona
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga ngjarja që ndodhi pas mesnate në Tiranë, ku dy persona mbetën të plagosur.

Bëhet fjalë për një sherr që ka degraduar me përdorimin e sendeve të forta mes të paktën dy personave.

Policia tha se ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar me mjete të forta shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, saktësuan burimet nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjete të forta shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.