AKTUALITET, 11 Prill 2025, 21:01

“Rama i qan hallin kalorësit se i varen këmbët”- Berisha: Edvin, vitet e Saliut janë të gjitha bio! Unë jam politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria!

“Rama i qan hallin kalorësit se i varen këmbët”-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj sot ironive dhe akuzave që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj figurës së tij.

Gjatë fjalës në çeljen e fushatës elektorale të PD, Berisha i tha Ramës se “me vettingun që ai i bëri, i tregoi shqiptarëve se Berisha është politikani më i pastër që kanë njohur shqiptarët”.

Berisha: Edi Rama me propagandën e tij i qan hallin kalorësit se i varen këmbët. I qan hallet Sali Berishës për vitet e tij. Tan do i them këtu para jush, Edvin vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio, vettingu që i bërë me lakejtë e tu treguan se Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë.

Me atë vetting për të cilin nuk e nise për si e nise por mund të them se nder më bërë, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Berishës.