TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata e krijuar në PD dhe përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka sjellë reagimin e ambasadorëve të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Të pestë ambasadorët do të zhvillojnë një takim sot në orën 10:00 me Lulzim Bashën në selinë blu.
Një situatë kaotike u krijua dje në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Sali Berisha e Lulzim Basha shkëmbyen akuza të rënda gjatë pasdites.








