TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përmirësimi i motit pas reshjeve të dëborës ia ka lënë radhën ngricave në Bulqizë.
Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që në rrugë të ketë prezencë të madhe të akullit. Era e fortë në Qafën e Buallit po pengon qarkullimin normal të automjeteve pasi herë pas here bllokon rrugën me borë.
Situatë e rënduar është edhe në fshatrat e Zerqanit, Ostrenit, Gjoricës, Trebishtit e Martaneshit. Edhe në këto zona ka prezencë të madhe të akullit në rrugë si dhe mungesë të energjisë elektrike.
Edhe fshatrat e Dibrës janë paralizuar nga ngricat të cilat janë shfaqur që prej pasdites së të hënës. Selishta, Lura e Reçi, janë pothuajse pa komunikim me qytetin e Peshkopisë si pasojë e borës dhe ngricave.
Edhe situata me furnizimin me energji elektrike vijon të mbetet problem pasi me gjithë punën e bërë nga grupet e OSHEE, ende nuk është rikthyer rryma për qindra banorë të zonave rurale.