AKTUALITET, 7 Janar 2022, 10:25

Arrestimet për skandalin e pagave! Prokuroria njofton konferencë urgjente

Arrestimet për skandalin e pagave! Prokuroria njofton konferencë

Pas arrestimit të dy personave si të dyshuar që kanë bërë publikimin e skandalit të të dhënave, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar konferencë për mediat sot rreth orës 10:30.

Hetuesit e prokurorisë së Tiranës kanë mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë pasur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.

Skandali pritet të thellohet edhe më shumë, pasi prokuroria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndanë në mënyrë të pautorizuar listat e pagave të qytetarëve.