AKTUALITET, 23 Qershor 2023, 19:17

Arrestimet në Veri dhe marshimi i FSK-së në Jug, Borell “shuplakë” Kosovës: Nuk do të tolerojmë

Arrestimet në Veri dhe marshimi i FSK-së në Jug, Borell

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar ashpër lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ai e ka kritikuar Kosovën, duke reaguar pas arrestimeve të reja nga Policia ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore.

Arrestimet e serbëve ai i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore. Në fund, Borrell shkurtimisht ka kritikuar edhe Serbinë, për retorikën e saj nxitëse.

“Shumë i alarmuar për situatën në veri të Kosovës: me arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve & dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore; përcjellë nga një retorikë e ashpër nga Serbia”, ka shkruar Borrell.

Ai ka thënë se ky eskalim në rritje, nuk do të tolerohet.

“Përkundër takimit të krizës dje, eskalimi po vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar në fund ai.