TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur sërish kundër projektligjit për kanabisin mjekësor. Në një reagim në ‘Facebook’, Meta pohoi se kjo nismë de facto legalizon trafikun e drogës në Shqipëri.
Meta shkruan se legalizimi i drogës nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, është vetë legalizimi i narkoshtetit që blen zgjedhjet dhe shpopullon vendin.
Postimi i plotë:
Projektligji është legalizimi De fakto i trafikut të drogës në Shqipëri, sepse dihet botërisht që kanabisi mjekësor ka përdorim shumë të kufizuar dhe vetëm eksperimental dhe Shqipëria dihet që nuk ka kapacitete eksperimentale dhe përpunuese dhe vetë tregu botëror është shumë shumë i kufizuar.
Është shumë e qartë që legalizimi i drogës nga qeveria e Ramës është vetë legalizimi i narkoshtetit që blen zgjedhjet, që shpopullon Shqipërinë duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe i hap narkotrafikut autostrada pa fre dhe pa kontroll, duke i krijuar mundësinë ta shndërrojë Shqipërinë në bazën më të madhe të narkotrafikut në Europë.