AKTUALITET, 23 Qershor 2023, 18:48

A ka lidhje Kosova? Rama të hënën në Bruksel, takon Charles Michel

A ka lidhje Kosova? Rama të hënën në Bruksel, takon Charles

Kryeministri Edi Rama të hënën do të udhëtojë drejt Brukselit. Vizita e kreut të qeverisë shqiptare në Bruksel vjen me ftesë të presidentit të KiE, Charles Michel, me të cilin pritet të zhvillojë një takim.

Nuk dihet se cili është motivi i vizitës së kryeministrit Rama në Bruksel.

Një ditë më parë në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan takime ndarasi me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.