TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat greke ka shkruar sot për Fredi Belerin duke ngritur pyetjen nëse SPAK do ta lejojë atë të marrë pjesë në ceremoninë e betimit si kryebashkiak i ri i Himarës, ditën e martë të javës së ardhshme, pasi ende ndodhet në burg.
Sipas tyre nëse nuk do ta lejojnë, kjo tregon se Edi Rama do vazhdojë ta mbajë ‘peng’.
Pjesë nga shkrimi i Protothema:
Të martën e ardhshme, më 27 qershor 2023 Frei Beleri do duhet të bëjë betimin si kryebashkiaku i ri i Himarës, por... ai mbetet ende në burg.
Pyetja që lind është: Nëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë (SPAK) do ta lejojë Fredi Belerin të kryej betimin?
Nëse kjo nuk ndodh, konsiderohet e sigurt se qeveria Rama ka zgjedhur të vazhdojë të mbjaë ‘peng’ Belerin.
Avokatët e Belerit kanë bërë tashmë një kërkesë për një leje për qëllime të veçanta, në mënyrë që kryebashkiaku i Himarës të marrë pjesë në ceremoni, i shoqëruar nga forcat e policisë dhe më pas të kthehet në burg.