TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Taulant Balla: Ne kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Si asnjë herë tjetër ka qenë një proces i hapur, kanë konkuruar 26 kandidatë dhe kemi mbërritur në një shortlist me 5 kandidatura. Unë besoj se do t’i përmbyllim dhe do t’i propozoj kryeministrit drejtuesin e ri dhe do të kemi dhe një komunikim tjetër.
I pyetur për pozicionin e ri që do të marrë, Ardi Veliu, pas largimit nga AMP, Balla tha se do të njoftohet në një moment të dytë.
“Kur të jetë pozicioni tjetër do t'ju njoftoj, po flasim për AMP, mendoj se në procesin e vetëpastrimit të policisë, AMP është e rëndësishme të jetë në koordinim me institucionet e tjera”, tha Ministri i Brendshëm.