TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas vendimit të Apelit të GJKKO për të dënuar me dy vite burg Fredi Belerin, për mediat është ndalur të flasë ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi.
Ajo u shpreh se sipas saj shumë aspekte në këtë çështje ngrenë pikëpyetje.
Kamitsi shtoi se për Greqinë përparësi mbetet respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare.
Sipas saj, Beleri tanimë është një eurodeputet dhe është kërkesë demokratike që ai të ketë mundësinë të shkoi personalisht në punimet e PE duke filluar nga korriku.
Konstantina Kamitsi: “Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.
Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, siç u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk janë zgjedhur prej votuesve.
Përparësi për Greqinë mbetet gjithmonë respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parimet bazë të BE-së.
Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian.
Është një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqitet personalisht në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga korriku.”