TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëherësh i votuar si deputetet i Greqisë në Parlamentin evropian kërkon pafajësi. Nga ana tjetër SPAK kërkon të mbetet në fuqi dënimi me dy vite burg.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.
Ndërkohë në 5 mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.