TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas pesë orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, policia ka bërë të mundur gjetjen e turistes franceze e cila humbi rrugën teksa po eksploronte Majën e Jezercës.
34-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Humbi rrugën gjatë natës, teksa eksploronte Majën e Jezercës, Policia i shkon në ndihmë turistes franceze.
Sapo janë njoftuar, rreth orës 23:00, se një turiste franceze 34 vjeçe, kërkonte ndihmë sepse kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës, Komisariati i Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i shkuar asaj, në ndihmë.
Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistja ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe të Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.
Policia e Kukësit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.