AKTUALITET, 24 Qershor 2024, 22:45

Shpërthim i fuqishëm në Portin e Sarandës, raportohet për një person të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Portin e Sarandës, raportohet

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Portin e Sarandës.

Paraprakisht raportohet se ka shpërthyer një bombol oksigjeni në një skaf, duke lënë të plagosur një person.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen.

Dyshohet për një shpërthim në një anije.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një anije të huaj që ndodhej në radë. Dyshohet se ka plasur bombola e oksigjenit e një personi që do të kryente zhytje (polumbar).