TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Cenaj i dyshuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar këtë masë duke dhënë në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.
Do të jetë trupa gjykuese e cila do të vendosë, për fatin e 31-vjeçarit Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua.
Cenaj dyshohet se vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Mariglen Gjonaj për t’i grabitur orën "Rolex", ngjarje e ndodhur në vitin 2015 në Kurbin. Eshtrat e 16-vjeçarit u gjetën në vitin 2022.