AKTUALITET, 30 Mars 2022, 16:54

Pasi Alqi Bllako kërkoi dorëheqjen nga posti i deputetit, Kuvendi anulon mbledhjen e Këshillit të Mandateve! Zbardhet SMS-ja që iu dërgua anëtarëve

Pasi Alqi Bllako kërkoi dorëheqjen nga posti i deputetit, Kuvendi

Pasi Alqi Bllako dorëzoi letrën ku kërkon dorëheqjen nga posti i deputetit, Kuvendi ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Përshëndetje! Në vijim të njoftimit pararendës për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Ju bëj me dije se, pas depozitimit të shkresës për “Dorëzim të mandatit parlamentar” nga Z. Alqi Bllako, Kryetarja e Kuvendit me urdhërin nr. 24. datë 30.03.2022 ka urdhëruar anulimin e mbledhjes të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e caktuar për tu zhvilluar ditën e mërkurë, datë 30.03.2022, ora 18:00

Në e-mail tuaj zyrtar ju janë dërguar:

Shkresa e zotit Alqi Bllako për “Dorëzimin e mandatit parlamentar”
Urdhëri nr. 24, datë 30.03.2022 për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Faleminderit