TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati thotë se mungesa e deputetëve në Kuvendin e sotëm të Partisë Demokratike, është dështimi më i madh i Sali Berishës, që prej 9 shtatorit, kur ai u përjashtua nga grupi parlamentar i kësaj partie nga Lulzim Basha.
"Mungesa e pjesës dërrmuese të deputetëve në Kuvendin e sotëm, është dështimi më i madh i Berishës që prej 9 shtatorit. Nuk mund të predikosh hapje dhe bashkim e të mos përfillësh mendimet ndryshe të askujt", shkruan Bushati.
Në Kuvendin e sotëm kanë munguar 30 deputetët e "platformës Alibeaj", por edhe figura të tjera si Grida Duma dhe Ervin Salianji.
Deputetët që kanë marrë pjesë në Kuvend, janë ata që e mbështetën Foltoren e Berishës që prej fillimit.