AKTUALITET, 21 Shkurt 2022, 17:52

Ky shtet i Europës heq masat kufizuese për udhëtimet, Ministria e Jashtme: Ja çfarë duhet të keni parasysh

Ky shtet i Europës heq masat kufizuese për udhëtimet, Ministria e

Sllovenia ka hequr masat kufizuese të koronavirusit për udhëtimet. Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se qytetarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë apo tranzit përmes territorit të saj, nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë teste, dëshmi vaksinimi apo shërimi nga koronavirusi.

Me anë të një postimi në Facebook, ministria njofton se qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni nuk do të jetë e nevojshme t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rasteve kur shfaqin simptoma.

Postimi i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Sllovenia ka hequr të gjitha masat kufizuese të udhëtimit. Qytetarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë, ose përmes territorit të Sllovenisë në një vend tjetër, nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë përmbushjen e kushtit RTV (kaluar sëmundjen/testuar/vaksinuar).

Qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni, nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rastit kur kanë simptoma të infektimit. Për arsye se rreziku i infektimit me Covid-19 është ende i pranishëm, rekomandohet që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të monitorohet, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit.

Për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ.