TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lideri i PD Sali Berisha tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se ‘Basho-opozita’ lexon dokumentet që i jep Rama, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt i cili paraqiti një draft pa pasur asnjë tagër për çështjen e Presidentit.
Berisha tha se Edi Rama e kishte në xhep opozitën sa ishte Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk do të ndodhë më kurrë.
“Rama e kishte në xhep opozitën, por s’do e ketë më kurrë. A e patë Enkelejd Alibeajn, pa asnjë tagër bën propozime, dokumentet e Ramës ”-tha Berisha.
Më tej ish-kryeministri deklaroi se Rama e ka humbur toruan ndërsa theksoi se atij i është kërkuar që t’i hapë rrugën Erion Veliajt.