TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu si kryeministri,Edi Rama, edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh hapur në deklaratat e tij ku i bëri thirrje SPAK të hetojë menjëherë ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen e 21 janarit dhe Gërdecit.
Manja tha se nuk mund të bëheshin hetime për personazhe dytësorë dhe tretësorë ndërkohë që Berisha i cili është shpallur “non-grata” nga SHBA ende nuk është hetuar për çështjet e tij korruptive ku është përfshirë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: Nuk është thirrur kurrë nga organet e drejtësisë as për 21 janarin as për Gërdecin, as për skandalet e tjera marramendëse. Ai jo vetëm nuk është pyetur kurrë nga organet e drejtëisë deri më sot por edhe sulmon institucionet e drejtësisë deri në vulgaritet. Unë nuk po bëj këtu prokurorin dhe as gjykatësin por po bëj hapur me zë të lartë pyetjen që bëjnë shqiptarët që kur ndodhi shpallje non-grata.
Kur do t’i hapen petët e lakrorit këtij njeriut që e ka pasur pushtetin në dorë kur kanë ndodhur gjëmat më të mëdha në këtë vend. Nëse është i pafajshëm dhe e thotë nga mëngjesi deri në darkë se SHBA dhe shumë të tjerë i paskan rënë në qafë një plak qlibar, le ta vendosë drejtësia.
Të hetohet roli i tij në 21 janar dhe Gërdec, të hetohen burimet financiare të djalit të tij që në Amerikë është bërë personazh librash dhe filmash. Nisen hetime për personazhe dytësore dhe tretësore dhe nuk preken kallëzimet për kryepersonazhin e tragjedive dhe dramave më të mëdha të këtyre 30 viteve që vazhdon sjell vërdallë jetën publike dhe politike shqiptare njësoj si ato filmat e gangsterëve. Kjo nuk e forcon besimin tek drejtësia por e minon.
Këto deklarata Manja i bëri teksa ishte në një tryezë për drejtësinë në krahë të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila ishte po shumë e prerë në qëndrimin e saj kundër non gratave.