AKTUALITET, 9 Maj 2022, 17:49

Vdekja e Ilvi Metës/ Deputetja Grida Duma përplaset me ministrin e Brendshëm në Kuvend

Vdekja e Ilvi Metës/ Deputetja Grida Duma përplaset me ministrin e

Vdekja e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës ka përplasur në Kuvend deputeten Grida Duma dhe Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Deputetja Duma akuzoi forcat e policisë për neglizhencë, ndërsa i bëri thrrje edhe ministrit të jap dorëheqjen.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë reagoi lidhur me akuzat e Dumës për vdekjen e 31 vjeçarit në Komisariatin e Kavajës.

Çuçi tha se nuk mund të bëhet politikë me viktimën ndërsa shprehu ngushëllimin për familjen Meta dhe bëri thirrje për hetim të shpejtë dhe të pavarur për të zbardhur të gjithë të vërtetën.

 

“ I kemi shkuar deri në fund së bashku me Agjencinë për Mbikëqyrjen Policore, për të nxjerrë përgjegjësitë. Nuk ka asnjë aludim apo rrethanë periferike që të hedh dyshime për ngjarjen, as nga prokurori, as nga mjekët ligjor. Madje meqë përmende dhe Avokatimn e Popullit, kanë qenë dhe dy përfaqësues të saj që kanë bërë dhe inspektimin e dhomave të ndalimit në Kavajë.  Ju ftoj të lexoni dhe raportin e Avokatit të Popullit.  Në raport thuhet se ato dhoma janë të rregullta. Akuzoni shumë rëndë pjesë të strukturës së policisë së Kavajës, sikur ata janë kriminelë.

Ta lëmë pas këtë retorikë të vjetër dhe ju ftoj që ju si përfaqësuese relativisht e re e këtij parlamenti, duhet të jeni në pararojë e shkëputjes së kësaj retorike. Janë dy mjekë që kanë bërë ekspertizën, që kanë çuar para përgjegjeësisë penale për një neglizhencë policët. Dosja është e plotë, prokuroria e ka në dorë dhe janë të filmuara çdo sekuencë. Është një ndalim sipas një vendimi gjykate. Janë të filmuara që nga sekondi që kanë qenë në oborrin e komisariatit deri sa ai ka ndërruar jetë. Janë me kamera, i keni në raportin e Avokatit të Popullit", tha ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.