TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në Konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, tha se ka ardhur momenti që drejtësia e re të veprojë dhe të plotësojë standardet njësoj siç janë në Bashkimin Europian.
“Të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politik në pushtet ose jo, të thonë se drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg dhe drejtësia nuk funksionon kur ana ime përfundon në burg.
Ta zbatojmë Reformën në Drejtësi, ne nuk duhet të vazhdojmë me drejtësinë e të shkuarës. Drejtësia e cila duhet të ndërtohet në Shqipëri duhet të jetë drejtësia me standardet e Europës Perëndimore. Kërkesat e BE-së janë të qarta, mendoj që veprimet e SHBA-ve gjatë 30-viteve të fundit e bëjnë të qartë se mbështetja për shtetin ligjor në Shqipëri janë më të forta se kurrë. Po aq të qarta janë dhe prirjet e njerëzve. Ju nxis të veproni. Është koha që të ecim përpara. Është koha të krijojmë një drejtësi e cila është e verbër, por e drejtë”, tha Yuri Kim.