TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka sfiduar qeverinë për situatën e rëndë në qytetin e Peqinit.
Sula është shprehur i gatshëm të dorëhiqet nga posti i deputetit nëse në Peqin është investuar 1 metër asfalt këto nëntë vite.
“Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. Gjashtë të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë.
Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashkinë e Peqinit. Nuk keni dërguar asnjëherë fonde. Nëse në Ukrainë Rusia ka sulmuar Mariupolin, kjo është gjendja e Peqinit, hapni sytë. Kalohet vetëm me zetor.
Shikoni gjendjen e tregut, fshatrat, rrugët. Po ju sfidoj nëse do të gjeni për 9 vite në Peqin një investim asfalt apo diçka tjetër unë iki nga posti i deputetit", tha ai.