AKTUALITET, 3 Maj 2025, 15:26

Albanese fiton zgjedhjet në Australi, triumfojnë laburistët. Konservatorët dhe liberalët ndajnë humbjen

Albanese fiton zgjedhjet në Australi, triumfojnë laburistët.

Kryeministri Australian Anthony Albanse siguroi fitoren për një mandate të dytë në zgjedhjet parlamentare të vendit që u mbajtën këtë të shtunë, sipas asaj që treguan  projeksionet finale.

Rezultatet tregojnë se Partia Laburiste e Albanese ka përfituar nga lëkundja  e ditëve të fundit tek votuesit në mbarë vendin duke triumfuar mbi rivalët e Partisë Liberal Nacionale të udhëhequr nga Peter Dutton.

Kostot e larta të jetesës, përkeqësimi i sistemit shëndetësor, rritja e kostove të strehimit dhe presidenca e paparashikueshme e presidentit Amerikan Donald Trump ishin ndër çështjet kryesore që shqetësuan popullin Australian përgjatë fushatës zgjedhore.

Ndërsa numërimi i votave vijon, mediat Australiane shkruajnë se Albanese mund të ketë nevojë për një qeveri koalicioni për të formuar shumicën qevevrisësve e cila kërkon 76 deputetë në parlament.

Të gjelbërtit dhe një sere kandidatësh të pavarur mund të luajnë një rol vendimtar në përbërjen përfundimitare të qeverisë.

Në zgjedhjet e vitit 2022 ku Albanese mori mandatin e parë të tij qeverisës duke u bërë kryeministri I 32 I Australisë votat u ndalë pothuajse nv mënyrë të barabartë mes Partisë Labursite dhe Liberal Nacionalistëve. Një e treta e votave shkoi për kandiatët  e pavarur dhe partite e vogla. Analistët politik thonë se ky skenar mund të përsëritet edhe këtë të shtunë me Anthony Albanesen i cili fiton zgjedhjet me një diferencë të ngushtë ndaj rivalit të tij polik Peter Duton dhe në fund do të ketë nevojë për një qeveri koalicioni.