AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 11:53

Alarm për bombë në Gjykatën e Posaçme, policia 'blindon' SPAK

Alarm për bombë në Gjykatën e Posaçme, policia

Një telefonatë anonime ka “ngritur në këmbë” policinë pas një alarmi për bombë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Menjëherë pas telefonatës, policia ushtroi kontrolle intensive brenda ambienteve të SPAK, por nuk arriti të identifikojë diçka.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të mësuar më shumë detaje rreth këtij alarmi të rremë.