AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 16:07

Akuzohet për fshehje pasurie/ Ish-anëtari i Kushtetueses Fatos Lulo dënohet me 9 muaj burg

Akuzohet për fshehje pasurie/ Ish-anëtari i Kushtetueses Fatos Lulo

GJKKO ka shpallur fajtor ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo për akuzën e fshehjes së pasurisë. Ai u dënua me 9 muaj burg, por iu konvertua në 80 orë pune në shërbim të publikut.

Për llojin e punës dhe ditët do të ngarkohet shërbimi i provës. Sipas SPAK, Lulo nuk justifikon me burimin e të ardhurave një apartament në Tiranë dhe një zyrë me sipërfaqe 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në rrugën e Durrësit.

Gjyqtari kushtetues u shkarkua nga vettingu më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.