TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy vajza të reja janë vënë në pranga këtë të hënë në Tiranë, pasi një ditë më parë ato i vunë flakën apartamentit që kishin marrë me qira, për shkak të pakujdesisë.
Si pasojë e zjarrit, nuk është dëmtuar vetëm apartamenti i tyre por edhe disa apartamente ngjitur. Nga ky aksident u rrezikua edhe jeta e fqinjit me inicialet A.K, i cili përfundoi në spital për shkak të asfiksisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve.
Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën.”, bëjnë me dije uniformat blu.
Incidenti ndodhi paraditen e djeshme, në një kompleks pallatesh pranë Komunës së Parisit në kryeqytet.