AKTUALITET, 4 Maj 2026, 10:39

Paraqitet në SPAK/ Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Mercenar i Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij

Paraqitet në SPAK/ Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Mercenar i

Mercenar të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, e ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani. Në një deklaratë për mediat pas paraqitjes së zakonshme në SPAK si çdo të hënë, Berisha lexoi mesazhin që i la Dumanit.

“Altin Troplinit Hajrit Farrukut Gjokës, se edhe ky është me shumë mbiemra tani, armik i egër i pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, drejtësia vonon, por nuk të harron”, mesazhi i Berishës për Dumani.

Berisha u tha gazetarëve se ka bërë një spostim në agjendën e tij duke risjellë në vëmendje pjesë nga vetingu i Dumanit.

“Në faqen 7 thuhet se ka bërë kontratë porosie në vitin 2006 me Andon Pangon (djalin e xhaxhait të gruas) për apartament (dhe zyrë) me 390 €/m². Por një faqe më pas (faqe 8), po vetingu shkruan se në apartamentin që nuk ekzistonte në 2006 ka filluar të banojë që nga 2004 dhe me 390 €/m².

Më pas, Dumani i vuri bodigardin personal si polici private Andon Pangos, kur ky hiqte ata që ua kishte shitur disa herë apartamentin”, lexoi Berisha një pjesë nga vetingu.