TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës kanë rrëfyer momentet dramatike të aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la një tjetër të plagosur.
Ngjarja i ka tronditur të gjithë, ndërsa ata thonë se shteti duhet të kishte marrë masa më parë për shoferin, shtetasin Nikoll Radaçi, pasi ishte problematik dhe konsumonte alkool.
Një prej banoreve, e cila ishte edhe e afërme e njërit prej fëmijëve kërkon dënim ekstrem: “Të digjet”, thotë ajo.
“Ishte tamam si nëpër filma. Nuk ka fjalë, nuk gjen dot fjalë. Edhe fëmijët u tmerruan. Shteti të marrë masa. Nuk ishte hera e parë për atë person. Ka qenë problematik, por kur ishte i pa pirë nuk kishte njeri më të mirë, aman kur pinte nuk dinte ctë bëntë”, tha një banor i zonës.
“Të digjet, ta marrin vesh të gjithë që ikin kështu këta të luajturit”, tha një tjetër banore.
“Njëra familje, i ati ishte i sëmurë në Itali. Mbrëmëe e mori vesh erdhi. Tjetri është këtu. Tronditje e madhe, jemi të tronditur të gjithë si lagje. Por është edhe për faj të shtetit, policisë. Duhet të merrnin masa ta parandalonin, por tani ske çfarë i bën më asaj pune”, tha banori.