AKTUALITET, 4 Maj 2026, 09:58

Emrat/ Dy të miturit u përplasën për vdekje nga makina, pezullohet nga detyra drejtori i policisë së Qarkut Durrës e 2 zyrtarë të tjerë. Emërimet e reja

Emrat/ Dy të miturit u përplasën për vdekje nga makina,

Pas aksidentit të rëndë në Durrës ku dy fëmijë të mitur humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve drejtori i policisë qarkut Durrës, Afrim Tafa. Në vend të tij është caktuar përkohësisht Ervin Hodaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:   

-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;       

 -Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;   

-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.             

Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje  për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.           

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast!

Emrat/ Dy të miturit u përplasën për vdekje nga makina,