AKTUALITET, 4 Maj 2026, 13:31

Rritja e çmimit të naftës, Komisioni i Ligjeve miraton uljen e akcizës me 20%! Financat: Të ardhurat u rritën me 553 milionë lekë

Rritja e çmimit të naftës, Komisioni i Ligjeve miraton uljen e

Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ për uljen e akcizës me 20% me 8 pro të mazhorancës dhe 3 kundër të opozitës.

“Për të mbrojtur konsumatorët dhe për të mbajtur në kontroll cmimet e shitjeve të gazoil dhe benzinës është propozuar që bniveli i akcizës të ulet me 20% përgjatë kohëzgjatjes së periudhës së veçantë.

Në total ulja e taksave për një litër është 9.5% pasi kur ulet akciza ulet edhe TVSH-ja e aplikuar. Për naftën akciza ulet kur kalon mbi 220 lekë litri, për benzinën kur kalon 200 lekë/litri”, tha zv.ministri i Financave, Andi Mehmeti.

Ai tha se efekti pozitiv që pati rritja e çmimit të karburantit ishte rritja e të ardhurave me 553 milionë lekë, ndërsa ulja e akcizës solli humbje me 37 milionë lekë.

“Tavani është tejkaluar vetëm 2 herë në datat 3 -8 prill dhe që është aplikuar edhe ulja e akcizës për naftën. Efekti pozitiv është 553 milionë lekë të ardhura shtesë, por ka pasur edhe rritje të sasisë së importuar në konsum me rreth 2 mijë tonë, ose 3% më shumë se në mars të 2025.

Gjithsesi efekti pozitiv i çmimeve në të ardhura është 553 milionë lekë. Ndërsa efekti negativ për periudhën 1-24 prill nga akciza është vetëm 37 milionë lekë për këtë periudhë, nga ulja në 20%”, tha Mehmeti.