AKTUALITET, 25 Shkurt 2026, 22:30

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë,

68-vjeçari me inicialet H.O i cili u përplas me makinë 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Dyshohet se në momentin e aksidentit, 68-vjeçari i ka prerë rrugën automjetit, tip Audi ku e drejtonte një shtetase 26-vjecare, çka ka sjellë përplasjen.

I moshuari kishte mbetur i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes dhe u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për disa ditë në gjendje kome nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 68-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe tek banorët e zonës, të cilët shpesh kanë ngritur shqetësimin për sigurinë rrugore në këtë segment të frekuentuar të qytetit.