AKTUALITET, 21 Korrik 2025, 14:10

Akuzat për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi, GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin!

Akuzat për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi, GJKKO shpall të

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshme deputeten e PD-së, Albana Vokshi për akuzat e ngritura ndaj saj për shpifje lidhur me biznesmenen Vilma Nushi për çështjen e konsensioneve në shëndetësi dhe aferën e chek upp.

Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshi për deklaratat e saj në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Sipas deputetes së PD-së, biznesmenja ka përfituar përmes akteve korruptive, si divident rreth 1.5 milionë euro.

Sipas opozitësVilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”