TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishte planifikuar seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”.
GJKKO shtyn për në 26 qershor seancën për presidentin e PL, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024.
Meta nuk mori pjesë në seancën e GJKKO, por u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Prej tetë muajsh si i paraburgosur, Meta kërkon që gjykata të detyrojë SPAK-un që të raportojë mbi veprimet që po kryen dhe të informojë mbi gjendjen e procedimit, pasi ka bindjen se akuza nuk ka administruar asnjë provë prej 20 tetorit kur dhe e arrestoi.
Meta i thotë gjykatës se ka qenë në dispozicion të hetimeve, ndërsa i kujton faktin që është lideri opozitar.
Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës: U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga cështja e lobitmi në SHBA. Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailit që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro sic është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas. U mbars malli dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta.