TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 27-vjeçar nga Maliqi ka përfunduar në spital pasi ka rënë nga lartësia.
policia njofton se i riu ka qenë duke rregulluar çatinë e banesës së një shtetasi, kur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime trupore.
Pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.