TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri është aktivizuar pak më herët në kodrat e fshatit Sejmenas në bashkinë Lushnje. Raportohet se zjarri i rënë ka djegur ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.
Përhapja e flakëve po favorizohet edhe nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta, ndërsa rreziku që zjarri t'i afrohet banesave është i lartë.
Bëhet me dije se për fikjen e zjarrit janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve.