TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një deklaratë para Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se, Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave në shkelje të ligjit.
“Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave i padekretuar nga presidenti i Republikës. Meta kur ishte në krye të Presidencës ka evidentuar shkelje kur është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit”, tha Zhupa.
Deklarata e Ina Zhupës:
Akademia e Shkencave e kapur politikisht se Skënder Gjinushi i ka shërbyuer politikisht Edi Ramës me partinë e tij në funksion të mazhorancës së vet, se është ish ministri i fundit i arsimit te Komunizmit.
Nuk kemi mundesi sot ku Akademia e Shkencave është përballë tre projekteve të mëdha si është historia e vendit ta shkruajë një njeri që është mediokër nga ana shkencore i politizuar dhe i paligjshëm, apo edhe enciklopedia dhe fjalori shqitpar që janë dhe në marrëdhënie me Kosovën.
Ta sjellim këtë padi për të shpallur pezullimin e menjëhershem të zotit Gjinushi, papajtueshmërinë në këtë funksion e kërkojmë intepretim të plotë të nenit të Kushtetutës që mos ndodhë asnjëherë tjetër të qednrojnë në krye të institucioneve të paemëruar nga presidenti.