TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komentoi edhe rastin viral në Sarandë, ku një tregtare përplaset me një inspektor pasi i kërkon që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit.
Kreu i shoqatës eksportuese, Alban Zusi vlerësoi aksionin e ndërmarrë për sigurinë ushqimore, ndonëse i vonuar. Ai tha se informaliteti, që është problemi kryesor, vjen edhe nga fakti që bizneset e vogla nuk lëshojnë fatura për të mos kaluar shifrën prej 80 mln lekësh për të mos u tatuar. Kjo ka shkaktuar, thotë ai, probleme te bizneset që janë më të mëdha.
“Problemi kryesor sot është se bizneset korrekte, që prodhojnë në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme, e kanë te dyqani që s’ju merr faturën apo restoranti. Po të shkosh tek të gjithë dyqanet që tregtojnë produkte ushqimore, do t’i gjesh maksimumi me 30 % të faturave. Një vendimmarrje sërish shumë e drejtë, për të mos e tatuar biznesin e vogël deri 80 në 100 milionë lekë, por mënyra se si është ndërtuar është bërë e tillë se biznesi i vogël po shpërdoron këtë favor duke mos pranuar të marrë fatura sepse thotë kaloj 80 mln dhe futem te biznesi i madh dhe fillojnë tatimet. Kjo ka vënë në kryqëzim bizneset e mëdha, serioze që duan të rriten e respektojnë ligjin.”, u shpreh ai. Zusi thotë se fermeri nuk duhet taksuar, por edhe ndihmuar me mbështetje financiare.