AKTUALITET, 10 Janar 2022, 12:12

Atentati/ Zbardhet dëshmia e Gentian Bejtjas: Nuk pashë gjë, i dhashë gaz të shpëtonim

Atentati/ Zbardhet dëshmia e Gentian Bejtjas: Nuk pashë gjë, i

Detaje të reja janë mësuar lidhur me atentatin e dështuar ndaj Gentian Bejtjes dhe shokut të tij, Klodian Stafuka.

Ish-efektivi Bejtja ka bërë me dije në dëshminë e tij të dytë për ngjarjen para Policisë së Shtetit se nuk ka asnjë ide se kush mund të jetë organizatorit i ngjarjes. Ndërsa gjithashtu ka shtuar se nuk ka mundur që të shohë as autorët, pasi në momentin që ka kuptuar se po e qëllojnë i ka dhënë gaz mjetit, veprim që nuk i ka lënë kohë të vëzhgojë terrenin.

“Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat.

Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për të shpëtuar. Nuk i pamë kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan,”-mësohet se ka bërë me dije ish-polici, sipas Balkan Web.

Ndërkohë që Policia ka nisur me sekuestrimin e pamjeve filmike që mund t’i çonin drejt identifikimit të autorëve, ndërsa deri më tani rezulton se një karburant që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, ka kamera sigurie, por nuk kanë kapur asgjë.